Operacioni “Midnight” zbardh vjedhjet në Vorë, një në pranga dhe një në kërkim

Finalizohet operacioni “Midnight” nga Komisariati i Policisë Vorë
Komisariati i Policisë Vorë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Midnight”, si rezultat i reagimit të shpejtë pas disa kallëzimeve për vjedhje dhe tentativa vjedhjeje në subjekte të ndryshme në qytet.
Nga hetimet rezulton se gjatë muajit shkurt janë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte, si dhe është tentuar vjedhja në 2 të tjera.
Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi J. C., 31 vjeç, banues në Vorë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Xh. A., 35 vjeç, po banues në Vorë. Policia po vijon punën për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme.
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi E. C., 59 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një shkop gome i ngjashëm me ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Një tjetër operacion që tregon reagimin dhe angazhimin e strukturave vendore për garantimin e rendit dhe sigurisë në Vorë.




