Aktualitet

Rama: Po negociojmë me një tjetër kontratë që të vaksinohemi masivisht, kemi marrë konfirmimin nga AstaZeneca

Qeveria i ka hapur rrugë negociatave me shtetet që prodhojnë vaksinat antiCovid. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar ditën e sotme se në javët në vijim pritet të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në vend kundër koronavirusit. Nga Vlora në një dalje për mediat, Rama ka njoftuar se janë duke u bërë negociata për një tjetër kontratë për të marrë doza të tjerë e rrjedhimisht të nis vaksinimin masiv.

Sipas Ramës janë duke u bërë përpjekje për vaksinim sa më të shpejtë duke patur  në vëmendje dhe lehtësimin e sezonit veror. Ai u shpreh se pavarësisht se mund të dilte nga tuneli, vaksinimi do të vazhdojë.

“Programi parashikon një rritje të ekonomisë familjarë dhe personale me nga njëra anë rritjen graduale të pagës minimale, me 400 mijë lekë dhe mostaksimit të saj për të gjithë. 67% e njerëzve që sot punojnë dhe paguhen të mos paguajnë më tatim-fitimin mbi pagën. Rishikimi i pagës do të sjellë që deri në 2 mln lekë të pësojë ulje. Nuk do ta ulim tatim-fitimin për biznesin e madh por do garantojmë që të jetë i mbështetur për klimën e biznesit. Në fund, tema që nuk është vetëm e Vlorës, vaksinimi. Kemi marrë konfirmimin nga Asta Zeneca, ndërkohë po negociojmë një tjetër kontratë për një sasi tjetër vaksinash që të vaksinohemi masivisht që të godasim hallkat e zinxhirit të infektimeve për ta lehtësuar sezonin turistik qysh këtij viti dhe për të dalë më në fund nga ky tunel brenda këtij viti. Covid nuk do të zhduket, por përmes vaksinimit do të kthehet si të gjithë virueset e tjera.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button