Aktualitet

Çfarë po ndodh me 22 gra dhe fëmijët shqiptarë në kampet e Sirisë, gazetari Muhamed Veliu tregon detajet në “Shqipëria Live”

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve në dijeni, deklaroi se çfarë po ndodh me gratë dhe fëmijët shqiptarë në Siri.

“Nga informacionet që kanë autoritet shqiptare rezulton se 22 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë dalë nga kampet  Roj dhe  Al-Hawl dhe janë nën kujdesin e autoriteteve Siriane.

Informacioni ka ardhur nga partnerët e turq dhe ata amerikan në dijeni dhe me akses informacioni në atë që po ndodh në Siri”, deklaroi gazetari Muhamed Veliu.ëtë deklarim e avancoi Ylli Gurra ish-myfti i Tiranës kur tha se “ bëhet fjalë për 5 gra dhe 17 fëmijë të cilët pasi janë larguar nga këto dy kampe po qëndrojë në qytetin Idlip”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button