Aktualitet
Veterani Pllashniku kërkon pasaporta shqiptare për ushtarët e UÇK-së, nga kush mori përkrahje?

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku po kërkon që luftëtarët e Koshares të pajisen me pasaportë shqiptare.
Madje të martën, ai udhëtoi nga Kosova drejt Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht për të adresuar këtë kërkesë, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam i pari që kam marr këtë iniciativë, me protokolle. Unë nuk kam kërkuar kurrë mbështetje, unë e shoh që veteranët e Kosovës kanë nevojë t’i marrin pasaportat e Shqipërisë”, tha Pllashniku në emisionin “Kosova Today”.
Ndër të tjera, Pllashniku tha se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj e kanë përkrahur për këtë iniciativë.







