Aktualitet
Lajm i fundit/ Ambasada Amerikane jep lajmin e rëndësishëm

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije me anë të një njoftimi se ka nisur programi më i ri për të ndihmuar të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme në zonën e Kukësit të eksplorojnë synimet e tyre të karrierës.
Postimi i ambasadës amerikane
Këndi Amerikan në Kukës dhe Qendra Per Progres Rinor nisën programin e tyre më të ri duke ndihmuar të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme në zonën e Kukësit të eksplorojnë synimet e tyre të karrierës. Nxënësit nga shkollat e mesme në Bardhoc, Shtiqen, dhe Gostil morrën pjesë së bashku me nxënësit nga shkolla e mesme Havzi Nela në Kukës. Zv. Shefja e Marrëdhënieve me Publikun Lucija Straley i nxiti nxënësit të vendosin qëllime ambicioze dhe ti ndjekin ato me vendosmëri. #RiniaUdheheq




