Aktualitet
Humb jetën një person, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një person ka humbur jetën tragjikisht në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Burimet zyrtare saktësojnë se bëhet fjalë për 45-vjeçarin me inicialet Sh. H, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike.
Për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.




