Show Biz
E vogla shijon borën e parë, por mami Gigi nuk heq dorë nga zakoni.
Gigi Hadid vazhdon ta ruajë në maksimum privatësinë e të voglës së saj duke mos zbuluar as emër e as portret. Së fundmi Gigi ka ndarë një foto me vogëlushen, por nuk ka hequr dorë nga zakoni.
Gigi shfaqet duke pozuar në borë, e veshur me pallto të zezë, shall, kapele, maskë dhe me karrocën e bebes, të cilën e ka mbuluar plotësisht.
“Bora e saj e parë”-shkruan Gigi krah fotos.
E vetmja që e thyen rregullin e modeles është nëna e saj, Yolanda, e cila ka postuar shpeshherë foto me vogëlushen.