Aktualitet

Diell apo reshje shiu? Zbuloni surprizat e motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Sot paradite moti do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas parashikimit të Meteoalb, mbrëmja dhe kryesisht nata do të sjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht në Jug dhe Jugperëndim.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, ato do të mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur mes vlerave ditore nga  -4°C në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button