Aktualitet

Sot data 4 janar, a mbaroi shtetrrethimi në vend?

TIRANË– Mbaron afati i masave kufizuese anti-COVID-19 në Shqipëri. Dje ishte dita e fundit kur shqiptarët u futen në karantinë në orën 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit. Fasha orare ishte vendosur që të ishte aktive deri më 4 janar (sot) dhe më pas ora policore do të kthehej si më parë deri në orën 22:00.

Megjithatë sot pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë në një konferencë për mediat ku do të njoftojë rregullat e reja anti-covid. Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor, apo do të ketë një shtrëgim apo lirim masash. 

Vlen të theksohet se numri i personave të prekur dhe viktimat nga COVID në vend sa vijnë e ulen, duke shtuar mundësitë se mund të ketë një lirim masash. Po ashtu edhe studimi i Akademisë së Shkencave bëri me dije se të paktën 50% e popullatës së Tiranës e ka kaluar pandeminë duke fituar imunitet. Gjithsesi, na mbetet të presim deklaratën zyrtare.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button