Aktualitet

Gjenden pas katër ditësh dy vajzat e zhdukura në Tiranë

Dy vajzat e mitura që rezultuan të humbura prej datës 1 janar dhe që ishin shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të familjarëve të tyre, janë gjetur në Përmet.

Policia e Tiranës njofton se dy mikeshat, të cilat ishin larguar pa adresë nga shtëpitë e tyre, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen për momentin në komisariatin e Policisë së Përmetit.

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Dy 16-vjeçaret, me iniciale M.H., dhe K.A., dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar, duke humbur më pas çdo kontakt me familjen.

Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Ndërkohë, pas dreke prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.

Mësohet se njëra prej tyre kishte marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button