Aktualitet

Tragjedi në SHBA/ 4 të vdekur në përplasjet në Capitol, një grua u qëllua nga policia

SHBA- 6 janari tragjik i SHBA-së. Deri më tani janë shënuar 4 viktima nga përplasjet e protestuesve dhe policisë në Capitol.

Një prej viktimave është gruaja që u qëllua nga Policia, kurse 3 të tjerë vdiqën pas përplasjeve, teksa po u jepej ndihma mjekësore. Ajo sipas mediave amerikane është Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore të SHBA dhe një mbështetëse e Trump.

Babbitt u qëllua brenda godinës Capitol rreth orës 15:00 dhe u dërgua në spital e vdekur.

Ditën e djeshme në një përpjekje të dhunshme mbështetësit pro Trump hynë në godinën Capitol dhe bllokuan mbledhjen e Kongresit që po debatonte për certifikimin e rezultatit zgjedhor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button