Vora News
Ekipet e mirëmbajtjes dhe emergjencave civile në terren pas reshjeve të rrëmbyera të shiut…

Pas reshjeve të dendura të shiut ditën e sotme emergjencat civile dhe ekipet e mirëmbajtjes së bashkisë Vorë, gjenden në terren për të zhbllokuar rrugët dhe mundësuar kalimin lirisht të mjeteve dhe këmbësorëve. Çdo ditë bashkia Vorë gjendet pranë qytetarëve për t’u mundësuar kushtet e nevojshme në çdo moment. Përveç pastrimit dhe zhbllokimit të zonave të mbyllura nga reshjet e rrëmbyera të shiut, ekipe të tjera të bashkisë gjenden në terren për të pastruar zona të tjera të qytetit.










