Aktualitet

Do punojmë 24 orë në ditë”, Rama dhe kompania turke “zbarkojnë” në Fier: Spitali i ri rajonal do jetë gati për 3 muaj

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga anëtarë të kompanisë turke, që do të ndërtojnë Spitalin Rajonal në Fier, ishin pikërisht në këtë qark, për të parë nga afër, vendin ku pritet të ndërtohet edhe spitali i premtuar.

Rama tha se kompania turke do të punojë 24 orë në ditë dhe se ndërtesa e re do jetë gati për 3 muaj. Investitorët turq u shprehën se kjo është një sfidë e madhe, që do përpiqen ta bëjnë realitet.

Po ashtu, investitorët thanë se do të punojnë me një mënyrë të vrullshme, me punëtorë turq, por edhe shqiptarë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Fier – Me kompaninë turke që do të ndërtojë Spitalin e Ri Rajonal brenda 3 muajsh, e cila do të angazhojë 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës🇹🇷💪🇦🇱

#PunëJoGjumë

për

#ShqipërinëqëDuam

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button