LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Milot, plagoset një person, dërgohet në spital

MILOT
Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot. Policia njofton se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Y.I.
Ky i fundit është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
VoraNewshttps://voranews.al




