Aktualitet
Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.
Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.




