Aktualitet

Tiranë, kishte fshehur pistoletën me 10 fishekë poshtë sediljes së makinës

Një 23-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Tiranë pasi është kapur me armë me vete.

I riu, i cili ka qenë duke lëvizur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte në gjendje të dehur në momentin e ndalimit.

Gjatë kontrollit të automjetit në bulevardin “Gjergj Fishta”, policia ka gjetur poshtë sediljes një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë pasagjeri E. B., 24 vjeç u vu nën hetim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

“Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button