Aktualitet

Lënda plasëse në gomën e parë”, dalin DETAJET nga shpërthimi i ‘BMW-së’ në Kamëz

Kamëz- Një shpërthim me eksploz ka ndodhurditën e sotme në Kamëz, ku një makinë tip BMW ka shpërthyer në Kamzë.

Sipas njoftimit të policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer. Nga fotot e siguruara nga mediat vihet re se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në gomën e parë në krahun e shoferit.

Burime bëjnë me dije se pronari i makinës është Gjon Mena, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button