Zbutet” moti por reshjet nuk ndalen, përmbytje në Durrës, Shijak e Fushë- Krujë. Përdorni zinxhirët në Korçë e zonat veriore

Dita e sotme ka nisur me vranësia dhe reshje të dendura shiu, sidomos në zonat e ulëta.
Sipas Meteoalb, rrebeshet e shiut do të vijojnë edhe në zonat bregdetare, ndërsa në zonat lindore, pritet që të ketë reshje dëbore.
Mesdita dhe pasditja sjellin më pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime, ndërsa nata rikthen motin e kthjellët por të ftohtë dhe me temepratura të ulëta.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 10°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Veriore-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Reshjet e dendura kanë sjellë dëme të mëdha në shumë zona të vendit tonë, por kryesisht në Durrës për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati, Shijak e Fushë Krujë. Në këto zona, shtëpitë dhe tokat bujqësore janë përmbytur krejtësisht.
Në Gjirokastër e Tepelenë janë raportuar rrëshqitje dherash, ndërsa pjesa e Korçës ëhstë raportuar e bllokuar nga dëbora e ngrica.
Këshillohet lëvizja vetëm me zinxhirë në këtë zonë. Edhe Veriu i Shqipërisë ka pasur problematikat e veta në izolimin e fshatrave të thella për shkak të dëborës që ka kapur gjysmë metri trashësi.




