Shëndeti

Tiranë, e reja me Covid lind foshnjën, por dërgohet në reanimacion në luftë për jetën

Një nënë e re, nuk ka mundur që të mbajë në krah fëmijën e saj të porsalindur, e as t’ia ndjejë aromën…sot ajo po lufton me jetën në spitalin COVID-2, pasi është e infektuar.

Gjendja e 28-vjeçares është e rëndë dhe ajo është e shtruar në reanimacion te ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, raporton ‘Report tv’.

Historia e saj është e trishtë, ku nga materniteti, nuk ka  dalë më fëmijën në krah, e lumtur, për t’iu bashkuar familjarëve, por është detyruar që të niset me ambulancë drejt një tjetër spitali, pasi virusi i pabesë përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore.

Fëmija vijon të jetë në maternitet, nën kujdesin e bluzave të bardha. Probabiliteti që COVID-i të transmetohet nga nëna te fëmija në bark, është rreth 2-5%, por nuk dihet nëse në këtë rast fëmija është i infektuar apo jo.

Ajo që dihet që në rast, nëse një fëmijë i vogël infektohet, ai kalon një formë të lehtë të COVID-it.

Kjo nuk është hera e parë që në grua shtatzënë e infektuar me virus sjell në jetë një fëmijë, i cili në të shumtën e rasteve ka lindur i shëndetshëm, duke mos e marrë virusin nga nëna.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button