Aktualitet

Lista e mangët e PD për Tiranën/ Përballet me emrat “bombë” të PS

Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa ditë më parë emrat të cilëve u beson fushatën në Tiranë.

Njësia 1,12, 14 

Aldo Bumçi

Njësia 2, 3, 10

Jorida Tabaku

Degët 4, 8

Alfred Rushaj

Bashkia Kavajë, Rrogozhinë

Grida Duma

Degët 5,7

Agron Shehaj

Degët 9, 11 

Albana Vokshi, 

Degët 6, 13, 15, 16

Belind Këlliçi 

Kamzë, Paskuqan, Vorë

Flamur Noka 

Ky do të jetë ekipi i Partisë Demokratike  që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon 36 mandate. Ndërkohë nga ana tjetër edhe Partia Socialiste ka shpallur listën me emrat e drejtuesve për degët në qarkun e Tiranës.

Njësia 1
Elona Gjebra, Alqi Bllako
Njësia 2
Vasilika Hysi, Arben pëllumbi
Njësia 3
Klotilda ushka
Njësia 4
Arben Ahmetaj, Sadri abazi
Njësia 5
Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Eljo Hysko
Njësia 6
Belinda Balluku
Njësia 7
Atilda Gjonaj, Besnik bare
Njësia 8
Ervin Bushati
Njësia 9
Ogerta Manastirliu, Sadri Abazi
Njësia 10
Fatmir Xhafaj
Njësia 11 Ulsi Manja.
Njësia 14
Blerina Gjylameti.
Bashkitë Kavajë, Rrogozhinë
Etjen Xhafaj
Bashkia Vorë
Fidel Ylli
Bashkia Kamzë
Elisa Spiropali
Dajt, Krrabë, Petrelë, Baldushk
Xhemal Qefalia
Pezë, Ndroq, Vaqarr
Toni Gogu
Farkë
Sadi Vorpsi
Zall Bastar, Zall Her, Berxull, Laprakë
Edmond Rrushi

Por, ajo që bie në sy është përballja mes PD dhe PS!

Partia Demokratike ka zgjedhur nga një drejtues për dy ose më shumë degë, ndërsa Partia Socialiste ka emëruar më shumë se një emër për çdo degë të qarkut Tiranë.

Elisa Spiropali në Kamzë dhe Fidel Ylli në Vorë do të kënë përballë Flamur Nokën e PD.

Grida Duma do të përballet me Etjen Xhafajt në Kavajë dhe Rogozhinë.

Albana Vokshi si drejtuese politikë në degën 9 dhe 11 do të ketë përballë saj deputetët Ogerta Manastirliu, Sadri Abazi dhe Ulsi Manjën.

Aldo Bumçi drejtues i degëve 1,12 dhe 14 do të jetë përballë Elona Gjebreas, Alqi Bllako dhe Blerina Gjylametin.

Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku si drejtuese në degët 2,3 dhe 10 do i duhet të përballet me Vasilika Hysin, Arben Pëllumbin, Klotilda Bushkën dhe Fatmir Xhafajn e PS.

Agron Shehajt, Basha i ka besuar degët 5 dhe 7 i cili do të ketë përballë pesë socialistët, Pandeli Majko, Mimi Kodheli Eljo Hysko, Etilda Gjonaj dhe Besnik Baren.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi do të drejtojë katër degë të qarkut Tiranë, 6, 13, 15 dhe 16.

Sipas këtyre listave duket se Partia Socialiste është më e përgatitur pasi ka zbritur gjithë skuadrën në aksion. Ndërkohë PD duket se është mbrapa pasi një përfaqësues nuk mund të organizojë disa njësi njëherësh.

PS ka vënë më shumë se një drejtues për shumivën e njësive administrative duke shkuar në çdo qelizë me një ekip prej 26 drejtuesish politikë, ndërsa PD ende ka vetëm shtatë emra në total për këto njësi.
Duhet theksuar se deputetët e PS vijnë nga 3 rezultate fituese ndërsa të PD nga 3 humbje te njëpasnjeshme. Kjo është një papërgjegjshmëri nga ana e kryetarit dhe kryesisë së PD për të hyrë në fushatë pa njerëzit e mjaftueshëm për ta organizuar atë.

Lista e partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, duket e mangët pasi një personi i është ngarkuar të udhëheqë deri në katër njësi administrative.
Fushata bëhet më “e frikshme” kur PS i ka vënë PD përballë një listë goxha të fortë dhe të mirëorganizuar.

Ndonëse Basha premtoi se lista e PD do përbëhej nga intelektualë që ishin arsimuar në Perëndim, në fakt ka në liste emra të ricikluar, te cilët janë të provuar dhe nuk i kanë sjellë ndonje fitore PD.Burimi /CNA.al

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button