Aktualitet

Mbi 80 milionë persona në të gjithë botën e kanë fituar betejën me Covid-19

Nga nisja e pandemisë e deri tani në të gjithë botën janë regjistruar 108,313,117 raste me koronavirus. Në bazë të dhënave të Worldometer, nga ky total, 80,360,601 qytetarë janë shëruar ndërsa rreth 2,4 milionë të tjerë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë sëmundjes.Vendi me shifrat më të larta në botë mbetet SHBA ku numërohen 28 milionë të infektuar dhe 486,922 viktima. SHBA pasohet nga India që ka konfirmuar 10 milionë raste me Covid-19 si dhe 155,484 raste fatale. Bilanc tragjik viktimash ka edhe Brazili me 9,7 milionë të infektuar dhe 236,397 viktima si dhe Britania e Madhe me 115,529 raste fatale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button