Aktualitet

Emërohen krerët e Prokurorive në katër rrethet e rëndësishme të Shqipërisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndërruar prokurorët e katër rretheve të rëndësishme në Shqipëri.Në mbledhjen e zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të Nurihan Seiti dhe Esmeralda Keshi u vendos që për caktim të përkohshëm për një përiudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë të Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec të Dorina Bejko; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të Julian Çafka.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button