Aktualitet

Avionët luftarakë grekë rrethojnë anijen turke në Egje

Ndizen sërish tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Pasi Ankaraja nxori anijen “Cesme” në lundrim për mision kërkimor në Egje, pala turke akuzon Greqinë se e ka “ngacmuar” me avionë F-16-të.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” duke cituar burime në Ministrinë Turke të Mbrojtjes shkruan se katër avionë grekë F-16 “ngacmuan” anijen “Cesme”.

“Katër F-16 që i përkasin Forcës Ajrore Greke i janë afruar anijes “Cesme”, e cila po kryen kërkime në ujërat ndërkombëtare në Egje” thuhet në reagim

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button