Aktualitet

Rama kritika BE-së nga Brukseli: U lamë mënjanë!

Bruksel- Nga Brukseli, gjatë konferencës me Përfaqësuesin e  lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Komisinerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish BE-në për vaksinat.

Kryeministri theksoi se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lanë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave, dhe sipas tij kjo ishte tronditëse për qytetarët.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufi, por brenda BE, por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Megjithatë, un e di ju të gjithë e dini si shkoi kjo gjë.

Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit. Është e vështirë jo vetëm për ne por shumë anëtarë të BE. Jam i lumtur që të shpall se Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para. Dhe do të jemi shumë të lumtura të marrim dërgesën e parë të vaksinës AstraZeneca”,

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button