Aktualitet

Jo vetëm çmimi i lartë, denoncimi i Konfindustrisë: Qytetarët vidhen edhe tek pompa e karburantit në pikat e furnizimit

Konfindustria ka denoncuar abuzimet për sa i përket volumit të shitjes së karburantit në vend duke thënë se grabitja shkon deri në 5% për gazin e jo më pak 8% të karburanteve të tjera.

Sipas llogaritjeve të saj, kostot për xhepin e qytetarëve në vit shkon në dhjetëra milionë euro

Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. 

Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetëra milion euro/vit. 

Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime” – shkruhet në reagimin e Konfindustrisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button