Aktualitet

Luljet Bozo kandidate për deputete me PS? E fton Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres Luljeta Bozo të kandidojë për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Siç bën të ditur ABC News, Bozo do të jetë krah Ramës sot në prezantimin e arritjeve dhe sfidave për rindërtimin bashkë ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Nuk dihet nëse Bozo do ta pranojë ftesën pasi nuk ka ende nuk reagim zyrtar në lidhje me qëndrimin e saj.

Ditën e djeshme skuadrës rozë iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, ndërsa theksoi se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e para e listës për Tiranën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button