Aktualitet

Vaksinimi masiv në pranverë”, Rama premton mrekullinë për situatën me Covid-19

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se muajt e pranverës në vendin tonë pritet të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit. Efektet sipas tij do të jenë të mëdha.

Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Ky është një udhëkryq.” – u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për shëndetësinë, Rama akuzoi dhe opozitën, teksa tha se ata nuk mund të besohen pikërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me armikun e padukshëm.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button