Aktualitet

E rëndë!/ “Mori një dërrasë dhe i ra disa herë në kokë!” Flet kunata e viktimës: Ishin pa ndihmë ekonomike, edhe thesin me miell ia kemi çuar

Fier- Dëshmi tronditëse vijnë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot fshatin Luar të Roskovecit, ku djali vrau me sende të forta babain e tij. Ngjarja ndodhi në mesditë në banesën e tyre.

Mësohet se i riu kishte qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Vlorë dhe pasi kishte dalë nga ky institucion jetonte me babain dhe vëllain në banesën e tyre në fshat. Banorët tregojnë se shpesh herë ka pasur problematika dhe sherre mes djemve dhe babait, si dhe me fqinjët e tyre. Kanë qenë fqinj të familjes ata që njoftuan policinë pas ngjarjes së ndodhur, e cila mbërriti menjëherë pranë vendit të ngjarjes.

Kunata e viktimës tregoi se babai me dy djemtë e tij ziheshin çdo ditë, ndërsa sherri i sotëm ishte shumë i madh. Në një rrëfim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ajo tha se kishte qenë babai që kishte kërcënuar djalin se do ta vriste, ndërsa ky i fundit kishte marrë një dërrasë dhe e kishte goditur disa herë në kokë.

“E kam kunat viktimën. Ishin të sëmurë si familje. Pa ndihmë ekonomike. Ne ja kemi bërë shtëpinë, si vëllazëri. Djemtë e mi. Edhe thesin me miell ia kemi çuar. Ata konflktoheshin ditë për ditë. Sot u bë e madhe. Kërcënonin njëri-tjetrin. Ai babai i tha; ‘do të vras’. Dhe djali i tha; ‘të vras unë’. Mori një dërrasë dhe i ra disa herë në kokë deri sa vdiq.”-tha kunata e Dhori Rapit.

Ndërkohë, që fqinja e tyre tha se familja ushqehej me një pension të vogël. “Tani e mora vesh, më mori burri në telefon. Thash se çfarë ishte kjo ngjarje. Burri im e ka kushëri. Ata kanë qenë të shtruar në Vlorë. Merrnin një pension të vogël. Me atë rronin, nuk na binin më qafë fare.”, tha ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button