Aktualitet
Aksident i rëndë/ Tre të plagosur rëndë nga përplasja e tri makinave në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Rrogozhinë. Tre persona janë plagosur rëndë nga përplasja e tri makinave e ndër ta edhe një fëmijë.
Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Durrësit ku janë lënë nën kujdesin e mjekëve.
Pritet njoftimi i Policisë për identitetit e të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit.




