Aktualitet

Rama uron mësuesit për 7 mars: I siguroj se më e mira është ende përpara nesh!

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një urim për mësuesit me rastin e 7 marsit.

Ndërsa ka publikuar pamje nëpërmjet të cilave tregon edhe ristrukturimin e shkollave, apo ndërtimin e disa prej tyre, Rama uron të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe ata në pension që në krye të detyrës po kalojnë një vit akoma më të vështirë edhe për shkak të pandemisë së Covid.

“Mirëmëngjesi dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

http://Vora News

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button