Aktualitet

Sherr masiv në PD-në e Korçës: Ervin Salianji përplaset keq me kryetarin e degës Andrea Mano, degjeneron mbledhja për ndarjen e zonave

Dega e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës është përfshirë në një konflikt masiv. 

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mes kandidatëve të listës zgjedhore të 25 prillit, është diskutuar ndarja e zonave për secilin. 

Drejtuesi politik i qarkut Edmond Spaho ka kërkuar që ish deputeti Ervin Salianji të drejtojë qytetin e Korçës për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve. 

Burime të brendshme, treguan për gazetën DRITA se drejtuesi i degës dhe kandidati për deputet Andrea Mano, ka hedhur poshtë propozimin duke adresuar një sërë akuzash ndaj Spahos dhe Salianjit. 

Mësohet se debati ka agravuar në përplasje, sharje vulgare, ofendime, deri në shtyrje me njëri-tjetrin. 

Ish ligjvënësi Salianji ka kërkuar që Mano të largohet nga drejtimi i PD-së në Korçë për t’i lejuar hapësirë atij që fillimisht ka nisur fushatën në zonën e Maliqit. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button