Opinion

Rama: Nuk jemi armiq me Bashën, në mjedisin shoqëror të sillemi si qytetarë!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Por në të njëjtën orë ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në një prononcim për gazetarët Rama u shpreh se nuk kishte arsye pse të merreshin vesh me Bashën se kur do të shkonte njëri apo tjetri në Elbasan. Rama tha se nuk janë armiq me Bashën dhe duhet të sillen si qytetarë në mjedisin shoqëror.

“Pse duhet të merremi vesh për orarin që të shkojmë në orare të ndryshme, çfarë lidhje ka kjo. Ne nuk jemi armiq, ne nuk kemi arsye pse përtej ballafaqimit dhe betejës politike në mjedisin shoqëror sillemi si njerëz, si qytetarë. Ç’domethenë kjo përplasje, pse çfarë jemi këtu…çfarë pyetje është kjo? Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste, që prej kohësh është kthyer në një festë kombëtare që ka qendrën në Elbasan dhe jam këtu për t’i uruar këtu të gjithë, pa përjashtim, pa dallim bindjesh politike, pa dallim besimesh apo prejardhjesh që të kenë një festë të gëzuar dhe një verë të gëzuar. Unë dhe ne po përpiqemi që vera të jetë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm, për këtë arsye jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim sa më intensiv, duke sjellë sasira të konsiderueshme vaksinash që të shtrihen sa më shpejt në të gjithë territorin. Kemi filluar dje me mësuesit dhe me pedagogët, pasi kemi mbaruar vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve dhe vazhdojmë, por jo me ritmin e domosdoshëm dhe të dëshirueshëm me më të moshuarit, prandaj është në rendin e ditës sime sa hap sytë dhe është mendimi i fundit, para se t’i fle ato orë të pakta që të garantojmë dozat e konsiderueshme dhe të vaksinojmë në mënyrë të konsiderueshme që vera të jetë si kjo ditë e bukur dhe e ardhmja e afërt të jetë e çliruar përfundimisht nga makthi dhe goditjet që virusi bën në familjet e njerëzve tanë, deri duke marrë dhe jetë njerëzish. kjo është arsyeja pse jam këtu dhe kjo është A-ja dhe Zh-ja e ditës sime. Të bëjmë këtë verë një verë sa më të lehtë dhe ta çajmë përfundimisht rrethimin e virusit, në të njëjtën kohë si shumë vende të BE.”,– tha Rama VoraNews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button