Politikë

PD me lista të reja, ndryshojnë disa emra për kandidatë

Partia Demokratike ka ridërguar sot në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Vihen re disa ndryshime në krahasim me listën e parë. Kështu, në Qarkun e Tiranës Gazment Koduzi është zëvendësuar me emrin e Dorian Telitit.

Edhe deputeti Korab Lita renditet me sipër në listën e Tiranës, edhe pse larg mundësive për t’u zgjedhur deputet.

Në Durrës është hequr nga lista Riselda Kalia, ndërkohë që vendin e saj e zë Merita Dakovelli, e 15-ta listën e qarkut.

Ndryshime edhe në Shkodër, ku Astrit Kuçi i zë vendin Fatlum Nurjas, në pozicionin e 16-të.

Është shtuar një kandidat nga PDIU, Liljan Idrizaj në vendin e 19.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button