Vora News
Maqedonia e Veriut siguron vendin në “Euro 2020”, mund minimalisht Gjeorgjinë në finale

Skuadra maqedonase ia doli ta menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund dhe tashmë do të luajë në Euro 2021. Katër lojtarë shqiptarë e nisën si titullarë ndeshjen e sotme: Egzon Bejtulai (Shkëndija), Visar Musliu (MOL Fehervar), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Ezgjan Alioski (Leeds United).
Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e grupit C në Euro 2021, teksa do të përballet me kombëtare si Holanda, Ukraina dhe Austria. Normalisht kualifikimi në raundin tjetër duket një mision i pamundur, por gjithsesi pjesëmarrja në një kompeticion madhor është historike.




