Aktualitet

Biden: Tërheqja nga Afganistani deri më 1 maj do të jetë e vështirë

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në konferencën e tij të parë për shtyp, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj është e vështirë.

Biden mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ditën e 65-të të mandatit të tij.

Duke deklaruar se administrata e tij kishte vendosur një objektiv prej 100 milionë vaksinimesh kundër COVID-19 në 100 ditët e para të presidencës së tij, Biden tha: “Ne tashmë e kemi arritur këtë qëllim. Qëllimi ynë aktual është 200 milion doza të vaksinave në 100 ditët e para”.

Lidhur me planin e SHBA-së për të tërhequr trupat në Afganistan deri më 1 maj, Biden tha se një gjë e tillë është e vështirë “për arsye taktike”.

“Megjithatë, mund të them se nuk kemi ndërmend të qëndrojmë atje për një kohë të gjatë“, shtoi presidenti amerikan. Gjatë fjalës së tij, Biden, 78-vjeçar, paralajmëroi se sërish do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024.

“Konkurrenca me Kinën”

Duke folur për politikat në lidhje me Kinën, Biden tha: “Ne nuk kërkojmë një ballafaqim të ashpër me Kinën, por konkurrencë”.

“Kina kërkon të ndërtojë një dominim në botë, të bëhet vendi më i pasur dhe më i fortë i botës, por kjo nuk do të ndodhë gjatë presidencës sime”, theksoi Biden./

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button