Aktualitet

Rama premton verë pa kufizime: Hotelet, restorantet dhe klubet në plazh dhe mal të hapura pa orare

Një verë normale dhe pa kufizime. Ky është premtimi i kreut të qeverisë Edi Rama i cili thotë se pas vaksinimit të popullsisë kjo vuajtje e madhe do të marrë fund. Përmes një video-mesazhi,Rama shprehet se hotelet, restorantet dhe klubet në çdo plazh dhe mal të Shqipërisë do të jenë të hapura dhe pa orare kufizuese. Ai shton se shqiptarët do të kthehen përsëri në jetën e tyre të dëshiruar duke ecur me forcë dhe shpejtësi përpara.“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen. I siguruam vaksinat kundër të gjithë parashikimeve. Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjithë bota.Hotelet, restorantet, klubet në çdo plazh e mal të Shqipërisë do të jenë të hapura pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë dhe shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë”, thotë Rama.

https://fb.watch/4vSSYOEE2g/

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button