Aktualitet
Plumbat mbi Policinë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras, Laç.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me arme zjarri drejt një patrulle të Policisë, dhe për pasojë dy efektivë kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej efektivëve që ka mbetur i plagosur është Ilir. Z, ndërkohë që nuk dihet ende se kush janë autorët e kësaj ngjarje kriminale.




