Aktualitet
Parashikimi i motit për sot, 17 prill 2021/ Reshje shiu në të gjithë vendin?

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje ku në pjesën më të madhe të territorit do të këtë reshje shiu.Ndërsa në zonat e thella malore pritet rishfaqje e flokëve të dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.




