Shëndeti

Sot shifra më të ulëta/ Ja sa raste të reja dhe humbje jete ka për një ditë nga virusi në Shqipëri

Kanë dalë shifrat e fundit nga pandemia në vendin tonë.

Kështu, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë është vënë re një ulje e numrit të rasteve të reja të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit, janë testuar  pozitivë 410 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën tetë pacientë. Numri i i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 26,211, ndërsa ai i viktimave në 598.

Gjithashtu në vendin tonë janë kryer për një ditë 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Ndërkohë pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 8 qytetarë, duke e çuar në 598 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orë janë shëruar 81 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë: 2044 testime, 81 të shëruar, 410 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                             410

Të shëruar ne 24 orë                          81

Të shtruar në spitale                           373

Humbje jete në 24 orë                                    8

Testime ditore                                    2,044

Testime totale                        148,232

Raste pozitive                 26,211

Raste të shëruara          12,574

Raste Aktive                    13,039

Humbje jete                      598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             6461

Durrës             1113

Fier                   979

Korçë              793

Shkodër            754

Elbasan             667

Lezhë                550

Vlorë             566

Berat             383

Kukës                 307

Gjirokastër        331

Dibër               135

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button