Aktualitet

Shumë faleminderit” Ramës nuk i ikën entuziazmi i fitores, ja FOTOT që nxjerr që me mëngjes

Një ditë pas fjalimit të fitores që mbajti në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama ka publikuar albumin me foto.

Ai nuk e fsheh entuziazmin, pasi Partia Socialiste doli e para në zgjedhje dhe mori mandatin e tretë qeverisës.

MIRËMËNGJES   SHUMË FALEMINDERIT ”, shkruan Rama dhe ndan fotoalbumin.

Qytetarët që e urojnë për fitoren janë të shumtë në numër.

Kujtojmë se numërimi i të gjitha kutive të votimit ka përfunduar, dhe fituese është Partia Socialiste me 768 mijë vota, Partia Demokratike është e dyta me 622 mijë vota, LSI me 107 mijë vota dhe PSD e Tom Doshit me 35 mijë vota.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button