Aktualitet
Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një person në Vaun e Dejës

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi F. Ll., 65 vjeç është gjetur në rrugë rreth orës 21:00, pa shenja jete, i vrarë me armë zjarri.
Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve




