Aktualitet

PS i ‘pret biletën’ Metës/ Pesë ditë pas zgjedhjeve, nis procedurat për shkarkimin e tij

Gjatë fjalës së tij sot Kreu i Shtetit Ilir Meta deklaroi se do të vijojë të qendrojë në Presidencë deri më 24 korrik 2022.

Por ndërkohë Partia Socialiste ka vendosur të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Mësohet se po ditën e sotme, një mesazh në celularët e deputetëve socialistë ka mbërritur një mesazh, ku thuhet se PS ka vendosur të iniciojë procedurën e shkarkimit të Metës.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button