Vora News
Mëngjes me shi dhe vranësira, pasdite rikthehet pranvera, sa do të jenë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Ndersa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 29-30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.




