Shqipëria fitoi ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve me shifrat 3-1, por pas ndeshjes trajneri Reja nuk ishte i kënaqur me lojën dhe terrenin e fushës së stadiumit “Air Albania”.
Ai u shpreh se në stadiumin e Elbasanit kuqezinjtë kanë bërë më mirë dhe FSHF u vu në veprim pas kësaj deklarate te trajnerit. Qeveria e futbollit tonë kërkoi të ndryshohej stadiumi për ndeshjen e nesërme dhe të luhej në “Elbasan Arena”.
Përtej kërkesës së FSHF-së, mëson se ndeshja do të luhet në “Air Albania”. Ka qenë Bjellorusia, që ka refuzuar kërkesën e Federatës sonë dhe kështu, përveç presionit të fitores, djemtë kuqezi do duhet të përballojnë edhe terrenin e papërshtatshëm të fushës së blertë.
Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!