Përplasi të renë dhe e la me një këmbë/ Prokuroria kërkon ndryshimin e masës për Jehon Breçanin

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për Jehon Breçanin, të riun që përplasi 24-vjeçaren më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë Xhesina Gegës pas dëmtimeve që mori në gjymtyrët e poshtme.
19-vjeçari, djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit po drejtonte makinën luksoze tip “Benz S Class”. Ai hipi në trotuar u përplas me një pemë dhe përplasi këmbësoren.
Në bazë të hetimeve, ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike dhe po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas kërkesës së tij, Gjykata i ndryshoi masën nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi” për shkak të dëmtimeve që kishte marrë dhe ai nga përplasja.
Prokuroria e konsideron jo të drejtë lehtësimin e masës dhe në mospërputhje me kriteret ligjore.




