Aktualitet

Dërgohet me urgjencë në spital 55-vjeçari, dyshohet se ra nga lartësia në një kantier ndërtimi në Vorë

TIRANË

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme teksa ka qenë duke punuar në ndërtim. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës ‪17:55‬, në Marikaj, Vorë, ku 55-vjeçari D.Q., ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi, dhe dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button