Vora News
Operacioni antidrogë, arrestohet efektivi i RENEA-s, në pranga dhe 4 të tjerë

Arrestohet gjatë një operacioni antidrogë efektivi i RENEA-s. Burime bënë me dije se efektivi Rael Luli u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.
Gjatë operacionit antidrogë u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Në orët në vijim pritet informacion zyrtar nga policia për operacionin dhe arrestimet.


