7 të arrestuar për armë dhe drogë në Tiranë, mes tyre edhe një kryeplak

Vihen në pranga 7 persona, ndërmjet tyre edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkëautor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municon luftarak dhe 11 telefona celular.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke dhe atë të armëmmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polcisië Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike.
Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor I koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi I shtetasve:
L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .
D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
A. M, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriake si dhe provave të sekuestruara rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.




