Vora News
Vrau efektivin, Aldo Rama qëllon drejt helikopterit të policisë

Aldo Rama, 21-vjeçari i cili paraditen e sotme vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka qëlluar së fundmi edhe mbi helikopterin e policisë e cila po bën kontrolle në zonën e Lezhës.
Sipas informacioneve për mediet, është mësuar se i riu ka qëlluar dy herë në drejtim të helikopterit ndërkohë që në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të RENEA-s, FNSh-së dhe Policisë së Shtetit.


