Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, kryebashiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë, duke e lënë atë në burg.
Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshuar pjesërisht praktika për masën e arrestit.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua nga oficerët e BKH-së në zyrë.




